Publikohet strategjia për zhvillim industrial – Si mund të përfitojnë bizneset kosovare?

Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka ofruar një kornizë strategjike të politikave për nxitjen e zhvillimit industrial, të quajtur ndryshe si Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030, apo ndryshe si “Politika Industriale”. Qëllimi i Politikës Industriale të Kosovës është që, “Deri në vitin 2030, industria e Kosovës do të jetë transformuar në një industri më të integruar globalisht e cila është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të shtuar të lartë dhe të ofrojë punësim të denjë”. Logjika e ndërhyrjes së Politikës Industriale është përcaktimi i objektivave përkatës që duhen arritur dhe duke kuptuar mungesat themelore në strukturën e kapaciteteve industrial të Kosovës, mund të identifikohen ndryshimet specifike të cilat kërkohen për të arritur objektivat e Politikës Industriale.

Politika Industriale do të ndjekë pesë objektiva politikash:

  • Zgjerimin/shtrirjen e prodhimit industrial;
  • Zvogëlimin e deficitit tregtar industrial;
  • Krijimin e punësimit të denjë dhe gjithëpërfshirës;
  • Mbështetjen e rritjes së një industrie të gjelbër;
  • Maksimizimin e rritjes së vlerës vendore.

Arritja e këtyre pesë objektivave, varet në ndryshimet e rëndësishme që duhen bërë në sektorë të ndryshëm, duke filluar nga përmirësimi i qasjes në financa dhe inovacioni i produktit, tek mbështetja e prodhuesve për t’u shtrirë në tregjet e eksportit, pajisja e fuqisë punëtore me aftësi të rëndësishme për industrinë dhe përmirësimin e arritjes së industrisë së gjelbër, për rritjen e peshës së inputeve vendore në prodhim. Keshtu që Politika Industriale ka ofruar edhe mënyrat e qasjes në problemet aktuale, si dhe procedurat e arritjes së objektivave kryesore.

  1. Objektivi 1: Zgjerimi (shtrirja) e Prodhimit Industrial

Objektivi i parë që synohet të arrihet është zgjerimi/shtrirja e prodhimit industrial dhe rritja e bazës industrial të Kosovës, duke rezultuar në një rritje të prodhimit industrial, gjw qw mund tw arrihet pwrmes kwtyre hapave:

  • Lehtësimi i qasjes në financa për prodhuesit vendor – lehtwsimi i financimit, sidomos pwr prodhuesit vendorw, pwr tw zgjeruar kapacitet e prodhimit, pwr tw investuar nw inovacionin dhe cilwsinw e produktit.
  • Rritja e investimeve në prodhim – qëllim tjetër është rritja e fluksit hyrës të kapitalit prodhues veçanërisht në formën e investimeve të huaja por edhe zgjerimin e investimeve të brendshme private.
  • Përshpejtimi i transformimit dixhital – siç e dimw qw sektori i prodhimit nw Kosovw wshtw shumw i ulwt pwrshkak tw njohjes sw kufizuar nga prodhuesit pwr mjetet qw mund tw pwrdorin
  • Rritja e cilësisë dhe certifikimit të produkteve – Politika Industriale tenton të përmirësojë qasjen në shërbimet e testimit dhe certifikimit të produkteve vendore dhe përmirësimin e miratimit të certifikatave përkatëse nga prodhuesit.

 

  1. Objektivi 2: Zvogëlimin e deficitit tregtar industrial

Ky objektiv fokusohet në uljen e deficitit tregtar industrial. Kjo përfshinë si eksportimin e më shumë mallrave të prodhuara nga Kosovan në tregjet e huaja, por edhe zëvendsimin e importeve të mallrave të përpunuara në Kosovë me prodhim vendor. Që Kosova të zvogëlojë deficitin tregtar industrial duhet:

  1. Shfrytëzimi i mëtejmë i potencialit të tyre të eksportit – përmirësimi i financimit për prodhuesit e orientuar nga eksporti, duke përshirë zgjerimin e qasjes në shërbimet për inteligjencën e tregut të eksportit dhe përshtatjen me blerësit e huaj.
  2. Diversifikimi i tregjeve të eksportit – identifikimi i produkteve potencialisht të eksportueshme, duke përfshirë mbështetjen e prodhuesve për të depërtuar në tregje të reja, eksporti përmes markave inovative dhe strategjive të reja specifike të promovimit të eksportit.
  • Zëvendësimi i produkteve të importuara me prodhime vendore dhe promovimi më i mirë i produkteve vendore – stimulimi i prodhimit të mallrave vendore që mund të zëvendësojnë importet, përmes rritjes së kërkesës së brendshme nëpërmjet prokurimit publik dhe fushatave ndërgjegjësuese si dhe regullimit të regjimit tregtar për të barazuar kushtet e lojës për produktet vendore.

 

  1. Objektivi 3: Gjenerimi i punësimit më të mirë dhe gjithëpërfshirës

Në mënyrë që Kosova të gjenerojë punësim më të mirë dhe gjithëpërfshirës në prodhimtari, duhet të arrihen ndryshimet e mëposhtme:

  1. Ngritja e kualifikimit dhe çertifikimit të fuqisë punëtore teknike dhe menaxherëve të kompanive – verpimet e planifikuara synojnë të adresojnë boshllëkun mbizotërues të aftësive në sektorin e prodhimit përmes adresimit të mungesës së informacionit dhe krijimit të stimujve financiarë për fuqinë punëtore për të fituar trajnime përkatëse.
  2. Promovimi i krijimit të vendeve të denja të punës në industri – reduktimi i informalitetit tw punës duke kuptuar më mirë përhapjen e tij sipas sektorëve, duke nxitur kompanitë prodhuese të aplikojnë paga të mira dhe të ofrojnë kushtë më të mira pune.
  • Integrimi i grave dhe të rinjve në tregun e punës – përmirësimi i situatës duke ofruar stimuj për aftësitë e grave dhe të rinjve në kompani, duke përfshirë përmirësimin e bashkëpunimit midis shkollave dhe bizneseve për të kapërcyer boshllëqet e përceptimit mbizotërues për punën në prodhim.

 

  1. Objektivi 4: Lehtësimi I industrisë së gjelbër

Objektivi i katërt i politikës është të inkurajojë sektorin e prodhimit të kalojë në prodhim të gjelbër. Krijimi i një industrie të gjelbër synon të shkëputë rritjen ekonomike nga eksternalitetet negative mjedisore duke maksimizuar zbatimin e strategjive rrethore, aplikimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe përdorimin efikas të inputeve. Që Kosova të nisw transformimin drejt krijimit të një industrie të gjelbër, kompanitë prodhuese duhet:

  1. Mbështetje për ndërmarrjet për të rritur riciklimin dhe qarkullimin në prodhim – rritja e nivelit të reciklimit dhe qarkullimit në sektorin e prodhimit do të reduktojë ndjeshëm inputet e materialit parësor në prodhim dhe do të reduktojë mbeturinat dhe duke e bërë këtë, do të kontribojë në krijimin e një industrie të gjelbër.
  2. Mbështetja e prodhimit dhe konsumit të produkteve me karbon të ulët dhe të gjelbra – Veprimet kryesore të planifikuara përfshijnë (i) heqja e barrierave rregullatore që pengojnë instalimin e kapaciteteve të prodhimit të energjisë së pastër nga kompanitë, (ii) krijimi i më shumë transparencës mbi gjurmimin e CO2 të kompanive, (iii) miratimi i një klasifikimi të produkteve dhe shërbimeve të gjelbra dhe (iv) ndryshimet rregullatore, veçanërisht për të lejuar prokurimin e produkteve dhe shërbimeve të gjelbra, dhe (v) rritjen e ndërgjegjësimit për promovimin e prodhimit dhe konsumit të mallrave të gjelbërta.
  • Mbështetja e përmirësimit teknologjik me fokus në rritjen e efikasitetit të energjisë dhe materialeve – Veprimet kryesore përfshijnë promovimin e investimeve në teknologjitë e gjelbra dhe efikase duke përmirësuar qasjen në financat e bazuara në borxhe dhe forma të tjera të mbështetjes financiare.

 

  1. Objektivi 5: Maksimizimi i rritjes së vlerës së brendshme

Objektivi i pestë siguron që Kosova të përfitojë nga zhvillimi industrial në mënyrë gjithëpërfshirëse duke maksimizuar shtimin e vlerës së brendshme brenda procesit të prodhimit dhe më gjerë. Për të maksimizuar shtimin e vlerës së brendshme, Politika Industriale synon:

  1. Rritja e përqindjes së inputeve vendore në prodhim – Veprimet kryesore përfshijnë ndryshime rregullatore dhe nisma bashkëpunimi për të krijuar kushte dhe mundësi për përdorim më të madh, por të qëndrueshëm të burimeve lokale.
  2. Përmirësimi i inovacionit të produktit drejt prodhimit me vlerë më të lartë të shtuar – përfshijnë ofrimin e stimujve fiskalë dhe financiarë, si dhe njohjen e prodhuesve për t’u angazhuar në inovacion, duke përfshirë mbështetjen e platformave bashkëpunuese për inovacionin e produkteve që përfshijnë bizneset, akademinë dhe sektorin publik.
  • Forcimi i lidhjeve me ofruesit e shërbimeve vendase të lidhura me industrinë – të përmirësojnë disponueshmërinë e shërbimeve vendore për prodhuesit vendas, të fokusuara por pa u kufizuar në dixhitalizimin, mirëmbajtjen e makinerive, testimin e produktit dhe përputhjet e tregut të eksportit.

 

article image