Artikuj dhe lajme rreth bizneseve
Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka ofruar një kornizë strategjike të politikave për nxitjen e zhvillimit industrial, të quajtur ndryshe si Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030, apo ndryshe si “Politika Industriale”. Qëllimi i Politikës Industriale të Kosovës është që, “Deri në vitin 2030, industria e Kosovës do të jetë transformuar në një industri më të integruar globalisht e cila është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të shtuar të lartë dhe të ofrojë punësim të denjë”. Logjika e ndërhyrjes së Politikës Industriale është përcaktimi i objektivave përkatës që duhen arritur dhe duke kuptuar mungesat themelore në strukturën e kapaciteteve industrial të Kosovës, mund të identifikohen ndryshimet specifike të cilat kërkohen për të arritur objektivat e Politikës Industriale.
Në peizazhin që po evoluon me hapa të shpejtë sa i përket tregtisë elektronike (e-commerce), qëndrimi përpara kurbës është thelbësor për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), që kërkojnë të qëndrojnë konkurruese dhe të nxisin rritjen. Ka zhvillime të reja në teknologji me potencial të jashtëzakonshëm që është tregtia me zë. Kjo qasje inovative përdor teknologjinë e aktivizuar me zë dhe asistentët virtualë për të ripërcaktuar transaksionet në internet, duke ofruar një mori përfitimesh për të tashmen dhe të ardhmen e NMVM-ve.
Bizneset shpesh matin suksesin me rritjen e tyre, veçanërisht bizneset e vogla. Megjithatë, rritja nuk ka të bëjë vetëm me shitjet e larta apo shtimi e numrit të punëtoreve. Suksesi i vërtetë për një kompani të vogël do të thotë të rritesh duke u bërë njëkohësisht edhe më i fortë por edhe më i adaptueshëm ndaj sfidave të mundshme.
Keni harruar fjalëkalimin?
We use “Cookies” to be sure that our website functions as it should. For deactivation and extra information about types of cookies, please refer to privacy notice