Kjo është seria e parë e artikujve që kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM) për të shfrytëzuar potencialin dhe zhvilluar tregtinë e jashtme në Kosovë. Në këta artikuj kjo temë do të shtjellohet nga disa perspektiva të ndryshme.
NMVM-të nuk janë shtyllë vetëm për ekonominë e Kosovës, por edhe për atë globale, pasi që kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në rritjen ekonomike. Megjithatë, NMVM-të, ballafaqohen me disa sfida në aspekt të rritjes së bizneseve të tyre edhe përtej kufijve. Këtu ka një përjashtim për NMVM-të e Kosovës. Fakti është se mundësitë importuese të NMVM-ve në Kosovë janë më të zhvilluara në krahasim me një ndërmarrje të vogël apo të mesme në vende të tjera. Kjo është një çështje e dyanshme. Nga njëra anë, ekziston potenciali për të rritur deficitin tregtar të jashtëm të Kosovës duke rritur importet që janë në vazhdimësi në rritje. Ndërsa nga ana tjetër, NMVM-të që janë mësuar me tregti me jashtë ofrojnë potencial për të rritur performancën e eksportit në vend. Gjithçka që na duhet është të rrisim ndërgjegjësimin te NMVM-të për potencialin dhe përfitimet nga eksporti.
Por para kësaj, na duhet të i hedhim një shikim të gjitha sfidave për tregti me jashtë specifikisht për NMVM-të. Njëra nga sfidat kryesore që kanë NMVM-të kur zgjerohen në tregje të huaja është mungesa e njohurive dhe ekspertizës për tregjet e huaja. Prandaj, është e rëndësishme për NMVM-të që të kuptojnë bazën e tregjeve të huaja dhe mënyrën se si funksionojnë. Ky artikull synon të prezantojnë tregtinë me jashtë për NMVM-të.
Kur flasim për sfidat që kanë NMVM-të në tregun e jashtëm, ka disa pika kryesore që duhet të përmenden:
Përkundër faktit që ekzistojnë sfidat e përmendura për NMVM-të në tregjet e jashtme, kjo sjell edhe përfitime të shumta për to, duke përfshirë:
Si përfundim në këtë seri: tregtia me jashtë ofron potencial për NMVM-të për të zgjeruar bizneset e tyre dhe për të rritur përfitimet. Megjithatë, NMVM-të duhet të jenë të vetëdijshme për sfidat me të cilat mund të përballen kur zgjerohen në tregjet e huaja dhe të ndërmarrin hapa për të zbutur këto sfida, veçanërisht kur dëshirojnë të eksportojnë produktet dhe shërbimet e tyre.
NMVM-të mund të kërkojnë mbështetje nga agjencitë qeveritare, shoqatat për tregti dhe industri dhe konsulentët e biznesit për t’i ndihmuar ata të lundrojnë në kompleksitetin e tregjeve të huaja. Përveç gjithë këtyre mbështetësve, një institucion financiar apo bankier me përvojë është partneri më i afërt i biznesit për pronarët dhe menaxherët e NMVM-ve në temën e tregtisë së jashtme.
Për fund duke kuptuar bazat e tregtisë së jashtme, NMVM-të mund të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të konkurrojnë në tregun global për një rritje të shëndoshë dhe një të ardhme të begatë.
GURU Akademi