Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit që deklarojnë tatimin mbi vlerën e shtuar se duhet të deklarojnë Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, përmes Sistemit Elektronik EDI.
ATK rikujton se Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes duhet të deklarohen çdo muaj nga data 01 deri më 20 të muajit vijues. Me fjalë të tjera, librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet Deklarata e TVSH-së.
Informatat rreth plotësimit të Librit të Blerjes dhe Shitjes mund të gjenden në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në vegëzen Shërbimet Elektronike – Libri i Blerjes dhe i Shitjes https://www.atk-ks.org/librat-e-blerjes- dhe-te-shitjes/.