Menaxhimi i marketingut për NMVM-të e gjeneratës së ardhshme

Në kohët e mëhershme, mënyra e vetme që ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të njiheshin nga tregu dhe klientët ishte marketingu i drejtpërdrejtë fizik. Kjo qasje praktikisht bazohej në dy shtylla:

  1. Vendosja e lokalit të biznesit në një vend të gjallë për të promovuar veten
  2. Shitje dhe marketing i realizuar drejtpërdrejt nga pronari

Ndërsa, nëse kompania rritej deri në një farë mase, atëherë pasonin disa aktivitete të marketingut më të strukturuara por prapë konvencionale si ofrimi i reklamave, pjesëmarrja në panaire, shtypja dhe shpërndarja e katalogëve/broshurave, etj.

Derisa sa nuk erdhi epoka digjitale në shekullin e 21-të, këto dy lloje kryesore të shkollave të marketingut ishin më se të mjaftueshme për çdo NMVM përderisa implementoheshin me përpikmëri dhe në mënyrë efektive. Edhe pse sfera e tyre e ndikimit ishte e ngushtë, ishin të mjaftueshme që një biznes i vogël të mbijetonte apo edhe të rritej. Megjithatë, kjo rritje ose zhvillim nuk i ofron një NMVM-je mundësinë për t’u bërë një brend lider në tregun vendor apo ndërkombëtarë. Kjo për faktin se përveç njohurive, NMVM-të kanë nevojë për një investim të lartë financiar në marketingun konvencional, reklama dhe promovim, i cili në të shumtën e rasteve është i paarritshëm për një NMVM.

Benefiti më i madh i epokës digjitale për NMVM-ve është se ajo sjell mundësinë për t’u bërë një brend shumë e njohur edhe përkundër fuqisë financiare të limituar të një kompanie kaq të vogël. Përveç ndërtimit të brendit, epoka digjitale po ashtu ju mundëson NMVM-vë të arrijnë tek segmentet të reja të klientëve ose konsumatorët final përfundimtarë të cilët pa praninë e kanaleve të marketingut digjital do të ishte e pamundur të arriheshin. Kur këto dy mundësi bashkohen në një NMVM, atëherë lufta e vetme që mbetet është menaxhimi i rritjes. Me fjalë të tjera, të qenit të vogël nuk paraqet ndonjë problem në vetvete, mirëpo sfida është kur nuk jeni mjaftueshëm të avancuar për të përmbushur kërkesat dhe për ta menaxhuar rritjen në një mënyrë të qëndrueshme për një afat të gjatë.

Mjeti i parë dhe më i thjeshtë për NMVM-të në botën digjitale është të kesh një ueb faqe efektive për kompaninë. Përshtypja që lë ueb faqja duhet të shkojë përtej asaj çfarë zakonisht pritet prej një NMVM-je në treg. Gabimi më i zakonshëm që ndodh është punësimi i një dizajneri të ueb faqes dhe lënia e pjesës tjetër tërësisht në dorën e tij/saj. Arsyeja pse duhet kemi një ueb faqe, përmbajtja dhe rendi i paraqitjes së saj duhet të shqyrtohen nga NMVM-ja (të paktën me dizajnerin e ueb faqes) përpara se të fillohet zhvillimi i tij.

Praktikisht nuk ka më kufij për tregtinë elektronike ose shitjet në internet pas pandemisë. Potenciali i “online” në anën e kërkesës së tregut global ka dëshmuar një rritje të jashtëzakonshme. NMVM-të janë mirënjohëse për këtë fakt pasi solli mundësinë për të arritur tek klientët që, përndryshe do të ishin jashtë kufijve fizikë të një kompanie të vogël. Ekzistojnë mundësi të ndryshme në këtë drejtim, të kesh një faqe interneti të dedikuar për shitjet në internet për biznesin ose të marrësh pjesë në tregje digjitale kombëtare ose globale (si p.sh. gjirafamall.com ose amazon.com) duke hapur një dyqan në to.

Ekziston edhe një kategori tjetër në botën digjital e cila mund të konsiderohet edhe veçmas pa e futur në termin e përgjithshëm të kanaleve digjitale. Fjala është për rrjetet sociale. Gjëja e parë që një pronar i një NMVM-je duhet të mbajë në mend është kalimi i menaxhimit të rrjeteve sociale nga një individ/pronar në një menaxher të rrjeteve sociale të kompanisë. Mundësitë që rrjetet sociale ofrojnë janë të pafundme dhe ato janë më shumë për të mirën e NMVM-ve sesa kompanitë e brendeve më të mëdha apo të forta. Kur përdoret në mënyrë efektive, shkalla dhe koha e nevojshme për të marrë rezultatet përmes rrjeteve sociale po ofron një mundësi të madhe për kompanitë e vogla dhe përfitimet e kësaj mundësie mund t’i tejkalojnë fuqitë financiare të një kompanie më të madhe apo ndërkombëtare.

Mediat e transmetimit të videove paraqesin një mundësi tjetër për NMVM-të. Një dizajn i duhur dhe efektiv i përmbajtjes janë mjete të thjeshta për të krijuar një video dhe japin mundësinë për të pasur miliona “klikime” për një kompani të vogël. Dhe gjëja më e mirë në këtë rast është se një kompanie të vogël nuk i duhet asgjë tjetër përveç kohës dhe përkushtimit për të arritur në këtë stad.

Jemi në epokën e digjitalizimit  e cila është një dritare plotë me mundësi dhe NMVM-të duhet të jenë të zgjuara t’i shfrytëzojnë ato. Krejt çfarë duhet janë kurioziteti dhe përkushtimi për përdorimin e mjeteve të marketingut digjital në të mirën e biznesit. Pjesa tjetër do jetë më e lehtë për kompaninë tuaj.

article image