Të dhënat e fundit të Doganës së Kosovës tregojnë se vlera e eksportit të Kosovës gjatë vitit 2021 ka arritur në gjithsej 713 milionë euro, që paraqet një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2020 (475 milionë euro).
Partnerët kryesorë të eksportit janë SHBA (17.3%), Shqipëria (15.4%), Maqedonia e Veriut (11.9%), Italia (8.2%), Gjermania (8.1%), Zvicra (7.1%), Serbia (5.9%), Mali i Zi (3.4%), Turqia (2.5%), Bullgaria (2.3%), Bosnja dhe Hercegovina (1.5%) dhe të tjera (16.3%).
SHBA-të janë tregu më i madh ku Kosova eksporton. Eksporti në vendet më të largëta, si p.sh në Shtetet e Bashkuara, i cili është destinacioni final i pjesës më të madhe të eksportit tonë, bëhet kryesisht nga kompani më të mëdha të cilat kanë më shumë përvojë dhe resurse. Megjithatë, në përgjithësi, për shkak të afërsisë gjeografike dhe njohurive kulturore, NMVM-të zakonisht eksportojnë në vendet fqinje dhe në tregun evropian.
Tregtia afër tregut të origjinës ose në vende me kulturë dhe gjuhë të ngjashme, si Kosova dhe Shqipëria, mund të jetë një mënyrë më e mirë për NMVM-të që të fillojnë të eksportojnë. Shpesh, bizneset e vogla fillojnë të eksportojnë në tregje të mbuluara nga marrëveshjet rajonale, si CEFTA në kontekstin e Ballkanit. Specifikisht, eksporti drejt Shqipërisë përbën pjesën më të madhe të eksporteve tona drejt vendeve të rajonit me 15.4% të totalit të eksportit. Kjo mbështetet në marrëdhëniet e shëndosha tregtare që tradicionalisht kanë dominuar midis dy vendeve. Për më tepër, kjo mund të shpjegohet pjesërisht me marrëveshjet e fundit ndërqeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për lehtësimin e tregtisë dhe zvogëlimin e burokracive. Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se Kosova ka eksportuar drejt Shqipërisë kryesisht hekur dhe çelik, pije, plastikë, alumin, dyshekë, miell gruri, etj. Tabela e mëposhtme paraqet produktet kryesore të eksportit në Shqipëri.
Eksporti i Kosovës drejt Shqipërisë
Burimi: Dogana e Kosovës (2022)
Megjithatë, përkundër vlerës së madhe të eksportit nga Kosova në Shqipëri, hisja e NMVM-ve që eksportojnë është e kufizuar. Lista e mësipërme e produkteve të eksportit na bën të kuptojmë se shumë prej tyre janë të lidhura me aktivitetet e NMVM-ve dhe janë dhënë si shembull për NMVM-të e Kosovës me qëllim të ngritjes së vetëdijes. Sa i përket potencialit eksportues, studimi i Institutit Riinvest dhe Institutit GAP (2020) zbulon se potenciali më i madh i eksportit nga Kosova në Shqipëri qëndron në sektorin e prodhimit (metale bazë, produkte ushqimore, gomë dhe plastikë, produkte nga metale të ndryshme, dhe pije) dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike. Për sa i përket të parës, produkte si ferro-aliazhet, hekuri i gizës, tubat e çelikut, pajisjet e ndërtimit të plastikës, uji i gazuar ose mineralet e ëmbëlsuara dhe birra tregojnë potencialin më të lartë të eksportit.
Në këtë kontekst, BPB ka përvojë shumëvjeçare me kompani të specializuara në tregtinë e jashtme që ofrojnë produkte të ngjashme dhe bankierët tanë ekspertë janë të gatshëm të ndihmojnë NMVM-të e Kosovës në përpjekjet e tyre për të filluar ose përmirësuar performancën e eksportit. Prandaj, ka një dritare mundësie në zhvillim për MSME-të që rrjedh si rezultat i rritjes së eksportit drejt Shqipërisë.
NMVM-të kosovare që synojnë të fillojnë/rrisin eksportin e tyre drejt Shqipërisë, duhet të kenë parasysh këto aspekte:
Për më shumë njohuri mbi potencialin eksportues të NMVM-ve kosovare, lexojeni artikullin tonë “Potenciali eksportues i një kompanie të vogël”.
Referenca
Riinvest and GAP Institute. (2020). Kosovo – Albania Trade Potential: Trade Barriers and the Implementation of Bilateral Agreements. Prishtinë: Riinvest Institute. Retrieved from https://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2020/June/04/Kosovo_Albania_Trade_Potential1591270252.pdf