Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka vazhduar bashkëpunimin me Bankën për Biznes në Kosovë duke i ofruar një fond prej 5 milionë euro me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në vend. Këto mjete janë pjesë e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Ballkanin Perëndimor, të cilit BERZH-i i jep kredi dhe Bashkimi Evropian (BE) kontribuon me pagesa nxitëse dhe asistencë teknike. Informata më të hollësishme rreth programit mund ta gjeni këtu.
Kush mund të aplikojë: Programi është i hapur për NVM-të, individët e regjistruar si ndërmarrës ose entitete tjera juridike të formuara sipas ligjeve të Kosovës (<250 punëtorë dhe qarkullimi vjetor ≤50 milionë euro, dhe/ose me bilanc të gjendjes ≤43 milionë euro).
Shuma e granteve: Pas verifikimit të suksesshëm të projektit tuaj të investimit, aplikantëve mund të ju kthehen deri në 15% të shumës së kostove të investimit – që paraqet një mënyrë të mirë për ti ulur kostot e financimit të investimit. Kjo incentivë për kthimin një pjese të mjeteve të investimit financohet nga Bashkimi Evropian.
Benefitet: Kjo mbështetje në formë të fondeve ndihmon bizneset e vogla vendore për të arritur standardet më të mira të industrisë dhe për të zbatuar direktivat e BE-së. NVM-të pjesëmarrëse do të kenë gjithashtu qasje në këshilla dhe njohuri specifike sipas nevojave të tyre në lidhje me dhe zbatimin e standardeve dhe direktivave ndërkombëtare për t’i bërë ato më konkurruese në tregjet e BE-së.
Informata të detajuara rreth procesit të aplikimit mund të gjenden këtu.