Hapet aplikimi për Pagesa Direkte për sektorin e blegtorisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton së është hapur aplikimi për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë, specifikisht për kategoritë qumësht/litër, therrjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e parë 2022. Thirrjen e plotë mund ta gjeni këtu.

Përfituesit dhe shuma e subvencioneve

Informata të detajuara rreth kritereve që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit dhe vlera e subvencionimit i gjeni këtu si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Benefitet: Programi i pagesave direkte për qumësht, therrjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri dhe akuakulturë synon rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të blegtorisë, përmirësimin e cilësisë së prodhimit, dhe vogëlimin kostot së prodhimit.

Si të aplikoni

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Afati i aplikimit: 20.07.2022-19.08.2022 (16:00)

msme image