Hapet aplikimi për programin e Pagesave Direkte 2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se është hapur aplikimi për Programin e Pagesave Direkte për vitin 2022. Programi synon mbështetjen e aktiviteteve bujqësore në Kosovë si dhe të gjithë fermerëve dhe bizneseve përmes subvencioneve. Thirrjen e plotë mund ta gjeni këtu.

Përfituesit dhe shuma e subvencioneve

Sektorët dhe nën sektorët që do të mbështeten përmes programit si dhe vlerën e mbështetjes i gjeni këtu.

Benefitet: Programi i Pagesave Direkte për vitin 2022 synon rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit bujqësor; rritjen e të ardhurave nga ferma; rritjen e rendimentit; zvogëlimin e importeve; përmirësimin e cilësisë së prodhimit; zvogëlimin kostot së prodhimit; rritjen e kapaciteteve përpunuese; intensifikimin e ekonomizimit të aktiviteteve bujqësore.

Si të aplikoni

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi. Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

Afati i aplikimit: 26.04.2022 – 25.05.2022 (16:00)

msme image