Hapet thirrja për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) njofton se është hapur aplikimi  për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2022 për fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale. Thirrjen e plotë mund ta gjeni këtu.

Përfituesit dhe shuma e granteve

Kush mund të aplikojë: Thirrja është e hapur për fermer dhe agrobiznese në gjithë territorin e Kosovës.  Thirrjet për aplikim janë hapur për Masën 1 (Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore), Masën 3 (Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore), Masën  7 (Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve), dhe Masën 5 (Përgatitja zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER). Detajet për secilën masë mund t’i gjeni në  udhëzuesit për aplikues në linkun:  https://www.mbpzhr-ks.net/sq/grante.

Shuma e granteve: Investimet e Programit për Zhvillim Rural 2022 arrijnë vlerën prej 26,331,798 Euro.

Benefitet: Ky program synon mbështetjen e fermerëve dhe agrobizneseve në përmirësimin e aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore, krijimin e vendeve të punës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, siç janë uji, toka dhe ajri.

Si të aplikoni

Aplikimi bëhet online përmes ueb-modulit “Aplikimi online për PZhR‘’ në ueb-faqen e  Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB-së) www.azhb-ks.net.  Ndërsa, për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, AZhB ka përgatitur udhëzues për aplikant në formë të  shkruar dhe si video, të cilat do t’i  gjeni në ueb-faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net.

Afati i aplikimit:  07.07.2022 – 15.08.2022 (ora 16:00)

msme image