Hapet thirrja për aplikim për fonde në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga CARE Deutschland e.V., Zyra në Kosovë në partneritet me organizatën lokale SHL-Kosova. Ky grant është projektuar posaçërisht për aktivitetet sipërmarrëse që angazhojnë të rinjtë dhe synon të mbështesë aktivitetet kreative sipërmarrëse të të rinjve dhe/ose ide të ngjashme të biznesit që promovojnë inovacionin. Thirrjen e plotë të grantit mund ta gjeni këtu.
Kush mund të aplikojë: Thirrja është e hapur për:
Shuma e granteve: Shuma totale e parashikuar për thirrjen është 40,000 Euro. Projekti do të mbështesë deri në 5 aktivitete sipërmarrëse nga biznese të regjistruara dhe/ose OJQ, me një shumë mesatare të grantit prej 8,000 Euro.
Benefitet: Aktivitetet sipërmarrëse të dhënies së nën-granteve pritet të krijojnë mundësi të drejtpërdrejta për punësimin e të rinjve, të realizojnë trajnime në punë për të rritur aftësitë menaxheriale të të rinjve të përfshirë, dhe të sigurojnë qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të subjekteve të mbështetura (bizneseve të regjistruara/OJQ-ve).
Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë të plotësuar Formularin e Aplikimit në cilëndo nga gjuhët e mëposhtme: shqip, serbisht dhe anglisht. Ndërsa, më shumë informata rreth dokumenteve tjera përcjellëse, formularit të aplikimit dhe formularit tç buxhetit i gjeni në: https://kyp-ks.com/call-for-applications-support-to-youth-entrepreneurial-activities/. Aplikimi i plotë duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike në emailin në vijim: care.kosovo@care.org.
Afati i aplikimit: 25.08.2022