Hapet thirrja për subvencionim të NMVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese

Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpall thirrjen për subvencionim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) për blerjen e makinerive prodhuese /përpunuese. Thirrjen e plotë mund ta gjeni këtu.

Përfituesit dhe shuma e subvencioneve

Kush mund të aplikojë:  Thirrja është e hapur për:

  • Lot 1: Ndërmarrjet mikro (të punësuar deri 9 punëtorë)
  • Lot 2: Ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtorë)
  • Lot 3: Ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtorë)

Të interesuarit për aplikim në këtë thirrje duhet të jenë qytetar të Republikës së Kosovës.

Shuma e granteve:

  • Lot 1: Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 300,000.00 €
  • Lot 2: Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 250,000.00 €
  • Lot 3:  Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 150,000.00 €

Benefitet: Ky grant për subvencionim të NMVM-ve ka për qëllim zvogëlimin e deficitit tregtar dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese të NMVM-ve, rritjen e investimeve, rritjen e eksportit, konkurrueshmërinë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Si të aplikoni

Aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova (https://ekosova.rksgov.net/DynamicForm/CompleteDynamicForm/1590). Ndërsa, për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, MINT/KIESA ka përgatitur udhëzues për aplikant të cilët do t’i gjeni në platformën e-Kosova në linkun: https://mint.rks-gov.net/ dhe https://kiesa.rks-gov.net/.

Afati i aplikimit: 08.09.2022 – 28.09.2022

msme image