Jakova Innovation Center në partneritet me Komunën e Gjakovës fton bizneset e reja/ndërmarrësit të aplikojnë në tenderin “Të bashkuar drejt fuqizimit të të rinjve, grave dhe grupeve në disavantazh”. Ky grant synon mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve me ide inovative. Thirrjen e plotë të tenderit mund ta gjeni këtu.
Benefitet: Projekti ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin dhe përmirësimin e potencialit për punësim tek të rinjtë, gratë dhe grupet në disavantazh duke investuar në aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për tregun lokal të punës në Kosovë dhe për t’u përshtatur për zhvillimin e shpejtë të inovacionit dhe teknologjisë.
Kush mund të aplikojë: Thirrja është e hapur për grupet e të rinjve, grave dhe grupeve në disavantazh me ide biznesi, bizneset fillestare dhe bizneset e reja të regjistruara pas datës 01.05.2021 (1 vit).
Shuma e granteve: Shuma e përgjithshme e vënë në dispozicion sipas kësaj Thirrje për Propozime është 56.000 €; vlera e financimit të një granti për secilin projekt do të jetë deri në 3500 €.
Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë të plotësuar Formularin e Aplikimit dhe dokumentet e kërkuara bazuar në Udhëzimeve për Aplikimi, në email adresën info@jic-ks.com. Formularin e Aplikimit dhe Udhëzimet për Aplikimi mund ti gjeni këtu.
Afati i aplikimit: 24.06.2022 (16:00)
Përshkrimi: Thirrja i dedikohet ideve inovative të biznesit dhe synon të ofrojë mbështetje.