USAID hapë thirrjen për organizatat fitimprurëse, jofitimprurëse dhe OJQ-të që të aplikojnë për fonde për përmirësim të aftësisë konkurruese të sektorëve kryesorë të Kosovës

USAID Kosovo Compete Activity në Kosovë fton organizatat jofitimprurëse, fitimprurëse dhe joqeveritare t’i dorëzojnë Shprehjet e Interesit për të aplikuar për fonde për zbatimin e qasjeve inovative që përmirësojnë qëndrueshëm aftësinë konkurruese të sektorëve kryesorë të Kosovës të orientuar drejt eksportit.

Përfituesit dhe shuma e subvencioneve

Kush mund të aplikojë: Thirrja është e hapur për:

Sektorët kryesorë të Kosovës të orientuar drejt eksportit:

  • Përpunimi i Drurit (përfshirë nënsektorin e shtëpive modulare/ndërtimeve të parafabrikuara)
  • Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
  • Përpunimi i Ushqimit
  • Diaspora

Shuma e granteve:

  • Përmes kësaj thirrjeje për aplikime, organizatat e përshtatshme mund të aplikojnë për fonde duke filluar nga €30,000deri në €150,000

Benefitet: Objektivi kryesor pesëvjeçar i USAID Kosovo Compete Activity është ta lehtësojë përmirësimin e aftësisë konkurruese të sektorit privat në tregjet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare dhe fushat kryesore të punës përfshijnë: qasjen në treg; diversifikimin e produkteve të financimit; sofistikimin e biznesit; zhvillimin e shkathtësive; dhe mbështetjen e mjedisit të biznesit.

Si të aplikoni

Hyni në pakon e aplikimit dhe informatat shtesë këtu: (Nr. i DVP-së: APS-2022-03).

Afati i aplikimit: 10 nëntor 2022 – 31 tetor 2023

msme image