Ftesë për pjesëmarrje në panairin “Fruit Logistica 2022” në Gjermani

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA) shpall thirrjen publike për pjesëmarrje në shtandin shtetëror të Kosovës në panairin e produkteve bujqësore, industrisë së pemëve dhe perimeve të freskëta, fruta te imta etj. “Fruit Logistica 2022”.  Sipas organizatorëve, panairi është paraparë të mbahet në datë 05-07 Prill 2022 në Berlin të Gjermanisë.

Kjo thirrje e MINT dhe KIESA ka për qëllim promovimin e kompanive prodhuese kosovare në gjetjen e tregjeve të huaja për eksport.

Më tej, në thirrje thuhet se prezantimin shtetëror e organizon MINT, përkatësisht KIESA, e cila mbulon shpenzimet e hapësirës ekspozuese, ndërtimin e shtandit, regjistrimin e dhjetë (10) subjekteve pjesëmarrëse, shpenzimet e energjisë elektrike, pastrimin ditor, etj. Ndërsa, sa i përket shpenzimeve të udhëtimit, akomodimit, ushqimit, dërgimit të materialeve promovuese, etj. të subjekteve pjesëmarrëse do të merren përsipër nga vet subjektet pjesëmarrëse në këtë panair.

Njëkohësisht, KIESA njofton se me datë 22.02.2022, ora 14:00, në sallën e takimeve të KIESA-s, zyrtarët e kësaj të fundit do t’u përgjigjen pyetjeve lidhur me organizimin e panairit dhe do të ofrojnë ndihmë dhe këshilla për procesin e aplikimit.

Në fund, KIESA njofton se subjektet e interesuara duhet të plotësojnë aplikacionin dhe se bashku me dokumentet tjera të kërkuara duhet t’i dërgojnë më së largu deri më 04.03.2022 në Zyrën e arkivit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lagjja e Spitalit, Rr. “Arbënor e Astrit  Dehari”, nr. 12 Prishtinë-10000 Republika e Kosovës, më së largu deri më 04.03.2022.

Informata më të detajuara rreth kësaj thirrjeje dhe procesit të aplikimit mund të gjinden në https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,535.

article image