Hyrje në sistemin tatimor në formën e tij më të thjeshtë

Tatimet dhe koncepti i shtetit lidhen ngushtë me njëra-tjetrën dhe në syrin e qytetarëve perceptohen si të ngjashme. Nëse hyjmë dhe i hulumtojnë rrënjët e tatimeve si koncept dhe praktikë, tatimet kanë evoluar me evoluimin e “shtetit”. Nevoja për shtetin u shfaq si nevojë për ofrimin e sigurisë së njerëzve. Mbrojtja ishte funksioni kryesor i shtetit në formën e tij më të hershme, ndërsa punët publike si rrugët, infrastruktura publike dhe ndërtesat kishin ardhur më pas si përgjegjësi e shtetit. Më pas në kohët moderne funksione të tjera si shëndetësia, arsimi, shërbimet publike ishin lidhur me shtetin. Këto nevoja iu ngarkuan shtetit si përgjegjësi e qeverisjes së territorit që ai sundon. Megjithatë, ka nevojë për një mënyrë rimbursimi për të përballuar kërkesat e njerëzve që jetojnë në një shtet. Teknika e rimbursimit për qeveritë për të financuar të gjitha këto punë dhe shërbime quhet “tatim”. Kjo është arsyeja pse shfaqja e shteteve dhe fuqia e ngritjes së tatimeve përkoi në historinë e njerëzimit. Me pak fjalë, ngritja dhe mbledhja e tatimeve u takon vetëm shteteve dhe askujt tjetër. Ekziston edhe një mjet tjetër tatimi: është rishpërndarja e pasurisë midis grupeve shoqërore për të devijuar çekuilibrin e të ardhurave brenda shoqërisë.

Ka shumë skema tatimore, por në përgjithësi sistemi tatimor ndahet në dy grupe kryesore: “Tatimet direkte” që vendosen dhe mblidhen në burimin e të ardhurave dhe “Tatimet indirekte” që mblidhen gjatë bërjes së konsumit dhe u vendosen konsumatorëve.

Tatimet Direkte: Këto tatime mblidhen nga individët dhe subjektet që gjenerojnë të hyra. Prandaj, është një tatim që duhet të mblidhet në burim. Detyrimi për tatimet direkte nuk mund t’i transferohet dikujt tjetër dhe tatimet akruale duhet t’i paguhen drejtpërdrejt qeverisë nga tatimpaguesi. Shembuj të tatimeve direkte janë tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi korporatat dhe tatimi në pronë. Tatimet direkte thuhet se janë “progresive” që do të thotë se, me rritjen e të hyrave rritet edhe detyrimi tatimor. Në jetën reale ekziston një skemë rritëse e raportit tatimor me nivelin e të ardhurave ose fitimit.

Tatimet Indirekte: Nuk lidhen drejtpërdrejt me të ardhurat dhe këto tatimet synohen të mblidhen në konsum. Shembulli universal i këtij lloji të tatimeve është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) që mblidhet pothuajse nga çdo artikull që blihet. Tatimet e shitjeve, tatimet e qytetit të marra nga akomodimi janë gjithashtu shembuj të tatimeve indirekte. Tatimet indirekte zakonisht i shtohen kostos së mallrave ose shërbimeve dhe i paguhen shitësit nga konsumatori. Shitësi mbledh tatimin në emër të qeverisë. Kjo do të thotë që tatimet indirekte mund të transferohen te individë apo subjekte të tjera. Dhe pastaj shitësi në fund i paguan tatimin qeverisë në emër të klientit. Ndërsa pjesa e ekonomisë së regjistruar zvogëlohet, pjesa e tatimeve indirekte rritet në të ardhurat totale tatimore të çdo shteti në ekonominë globale. Ky është “triku” i “tatimpaguesit” për tatimin e konsumit nëse jo të të ardhurave!

Sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), në vendin tonë aplikohen këto lloje të tatimeve:

  • Administruar nga ATK:
    • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
    • Tatimi në të Ardhura Personale
    • Tatimi në të Ardhura të Korporatave
    • Tatimi në Lojërat e Fatit (Licencimi)
    • Kontributet Pensionale

 

 

 

  • Administruar nga Dogana e Kosovës:
    • Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (Import)
    • Taksat Doganore
    • Akcizat
  • Administruar nga Komunat e Kosovës:
    • Tatimi mbi Pronën
    • Taksat lokale

Një përmbledhje e normave tatimore në Kosovë është paraqitur më poshtë:


Burimi: Administrata Tatimore e Kosovës

Krahas këtyre taksave ekziston edhe taksa e sigurimeve shoqërore mbi pagat dhe mëditjet që është 10% (5% paguan punëmarrësi dhe 5% paguan punëdhënësi primar). Është përgjegjësi e punëdhënësit që ta zbresë atë nga të ardhurat e punonjësit në emër të qeverisë dhe t’ia paguajë qeverisë në emër të punonjësit.

Aspekti tatimor nuk është një temë edhe aq e njohur për bizneset, konkretisht për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Megjithatë, NMVM-të duhet të jenë të informuara rreth detyrimeve tatimore dhe rreth mjet mundësive ligjore që sistemi i ofron që t’iu shmangen gjobave dhe shkeljeve.

article image