Intelekti i pronarit apo intelekti i NMVM-ve?

Po e fillojmë këtë artikull me konkluzionin e po të njëjtit i cili thotë se nëse burimi i vetëm i intelektit në një kompanie është pronari, atëherë kemi të bëjmë me një kompani “të vogël”, pavarësisht sa e madhe është ajo kompani financiarisht apo fizikisht. Pra, edhe nëse një biznes është rritur në kuptim të përmasave dhe shifrave financiare, pyetja e vërtetë është se a është kjo “kompani e madhe” edhe një kompani e avancuar?

Nëse tensionet e brendshme dhe niveli i stresit brenda kompanisë, varësia në disa njerëz duke përfshirë pronarin, borxhi financiar, gabimet, dhe pakënaqësia e klientëve po rriten ndërkohë që një kompani po rritet; si dhe nëse “asetet e paprekshme” si brendi, njohuritë, sistemi i menaxhimit nuk po zhvillohen ndërkohë që investimet fizike po rriten dhe pronari po ndihet i pafuqishëm, atëherë po flasim për një kompani të rritur, por jo të avancuar.

Në një ndërmarrje mikro, të vogël dhe të mesme (NMVM), intelekti i kompanisë është ai i cili e transformon rritjen në zhvillim. Ekzistojnë një numër i madh burimesh të intelektit në kompani, prej të cilave intelekti i pronarit është më i rëndësishmi për NMVM-të. Prandaj intelekti i pronarit duhet ta ketë rëndësinë dhe vendin e vet. Gjëja e parë që duhet përmendur është shmangia e përdorimit të pavetëdijshëm të subjektit të institucionalizimit pasi nënvlerëson intelektin e pronarit. Kur krijohet një kompani, intelekti i pronarit përbën shumicën e intelektit të kompanisë. Me kalimin e kohës, edhe pse intelekti i  pronarit zhvillohet, ritmi i rritjes së biznesit është shumë më i shpejtë se rritja e atij intelekti. Dhe duhet pasur parasysh se, nevoja për intelekt organizativ apo të kompanisë bëhet më e madhe tek bizneset në rritje, madje në një ritëm më të madh se ritmi i rritjes së vet kompanisë. Kjo do të thotë se rëndësia relative e intelektit të pronarit zvogëlohet në një kompani në rritje, por në të njëjtën kohë ajo shkon duke u avancuar.

Por çfarë është në të vërtetë intelekti i kompanisë? A mund ta prekim me duart tona? A mund ta shohim? Ta menaxhosh një kompani është me të vërtetë një profesion i vështirë, mirëpo ai mund të lehtësohet përmes disa ndërhyrjeve të vogla dhe të zgjuara duke menduar për vizionin afatgjatë të kompanisë. Ja disa shembuj praktik të intelektit të kompanisë që mund të ju hyjnë në punë: Nëse një kompani ka përcaktuar disa objektiva shitjesh gjeneralë, ky është një tregues i intelektit mediokër të kompanisë. Mirëpo nëse e njëjta kompani shkon një hap më tutje duke caktuar objektiva të shitjeve bazuar në një sistem targetimi më të avancuar të ndarë sipas muajve ose periudhave, grupeve të klientëve (madje edhe për klientë individualë) dhe grupeve të produkteve/shërbimeve, atëherë kompania zhvillohet në një kompani intelektuale. Nëse më tutje e njëjta kompani ka analizuar grupet e produkteve/shërbimeve sipas profitabilitetit të e tyre dhe ka vendosur objektiva shitjesh për të rritur profitabilitetin mesatar dhe i ka mbështetur këto objektiva me planet e duhura të marketingut, atëherë mund të flasim për një MSME “gjeniale”. Shembulli i dhënë mund të përdoret edhe për kompanitë prodhuese: nevojitet një grafik për planifikimin e prodhimit, formularë për përcjelljen e prodhimit dhe tabela Excel për përcjelljen e kostove të prodhimit si dhe sistemi i analizës së efikasitetit të prodhimit. Po ashtu, kërkohet edhe transformimi i objektivave të shitjeve në tabela me kostot dhe të hyrat e planifikuara dhe më pas përpilimi i tabelave me qarkullimin monetar të planifikuar duke marrë parasysh rreziqet e arkëtimit. Më tej, kërkohen planet e investimeve të bazuar në analizën afatmesme të qarkullimit të parasë (në vend të vendimeve spontane). Në këto raste, mund të themi se kemi të bëjmë me NMVM mjaft të zgjuara.

Shembujt e dhënë më sipër janë shembuj praktik dhe përfaqësojnë atë se çfarë ndodh në botën reale. Siç u shpjegua në këta shembuj, efekti shumëzues i intelektit të pronarit të NMVM-ve do të rritet me shtimin e qelizave të inteligjencës. Ne jemi krenarë për nivelin intelektual të ndërmarrësve në vendin tonë. Mirëpo çfarë ndodh nëse intelekti i pronarit nuk transformohet në intelekt organizativ të kompanisë paralelisht me rritjen e NMVM-ve? Rezultati është i thjeshtë: kjo ndikon në një rritje të konsiderueshme të nivelit të riskut në kompani. Mund të ketë edhe efekte të tjera, varësisht prej këndvështrimit apo qasjes që e përdorim (optimiste apo pesimiste). Sipas qasjes optimiste, mund të ketë një ngadalësim të ritmit të rritjes së kompanisë, ndërsa sipas asaj pesimiste, mund të ndodhë një shkatërrim i menjëhershëm si rezultat i rritjes së shpejtë dhe e pakontrolluar.

Për ta ilustruar më tutje konceptin e intelektit të kompanisë, po e përdorim një analogji tjetër: Ekziston një kufi fizik në mes të madhësisë së trurit dhe përdorimit të kapacitetit të tij. Nëse rritemi vetëm me trup pa rritje në madhësisë dhe aftësisë së trurit, atëherë trupi fillon të përjetojë probleme për përdorimin e organeve dhe marrjen e vendimeve. Edhe nëse trupi zmadhohet jashtë mase, le të themi, në madhësinë e një elefanti, atëherë truri standard nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kontrolluar trupin dhe jeta e krijesës gjigante do të përfundojë (për shkak të mjedisit armiqësor që e rrethon si armiqtë grabitqarë, kushtet natyrore, thatësira, etj.). Megjithatë, ekziston një lajm i mirë: Një NMVM nuk është e destinuar të qëndrojë brenda kufijve të pronarit përgjatë procesit të rritjes. Pra, intelekti i kompanisë mund të avancohet me shtesa të vogla përderisa intelekti i pronarit mbetet akoma në qendër të tij. Këto shtesa të vogla mund të vijnë nga stafi, menaxherët, sistemi i menaxhimit. Shembujt janë dhënë më lart në fillim të këtij artikulli.

Avancimi i intelektit të kompanisë gjatë periudhave të rritjes së një NMVM-je do të sjellë rritje të shëndetshme dhe të fortë që ndryshe është rritje e qëndrueshme afatgjate. Shkalla e rritjes së një NMVM-je do të rritet më tej përmes rritjes së vlerës së shtuar të kompanisë si rezultat i rritjes së intelektit të kompanisë. Megjithatë, kjo është një çështje tjetër shumë rëndësishme drejt rritjes dhe ndërkombëtarizimit të kompanisë.

article image