Ueb sajti është një nga portat e para përmes së cilës ndërmarrjet mikro, të vogla, dhe të mesme (NMVM) njihen në epokën dixhitale. Me ardhjen e internetit, njerëzit filluan të dërgonin dhe pranonin emaile përmes tij, ndërsa ndërmarrjet tregtare përveç shfrytëzimit të postës elektronike, filluan të zhvillonin ueb faqe. Një pyetje e shpejtë: A mund të themi se, nëse një kompani ka një ueb sajt, kjo do të thotë se biznesi është aktiv në botën dixhitale? Pyetja është shumë e thjeshtë dhe direkte. Pra, çfarë po mundohemi themi është se bota dixhitale shkon përtej përdorimit të thjeshtë të rrjeteve sociale, transmetimit të videove, etj. Sot është e patjetërsueshme për NMVM-të të kuptojnë ndryshimin midis të pasurit një ueb sajt dhe përdorimit të zgjuar të universit të internetit. Zakonisht, procesi i të paturit të një ueb sajti për një NMVM fillon duke pasur vullnet dhe duke thënë “natyrisht që ne kemi një ueb sajt” dhe vazhdoni me kontraktimin e zhvilluesve të jashtëm te ueb sajtit me kosto minimale. Në këtë proces, pronari dhe menaxheri(ët) i kushtojnë shumë pak zhvillimit të ueb sajtit duke ofruar vetëm informacionet bazike që zhvilluesit e jashtëm i kërkojnë. Kjo është arsyeja pse shumica e ueb faqeve të NMVM-ve janë larg të qenit një mjet marketingu dhe shitjeje.
Atëherë, çfarë mund të bëjë një NMVM që dëshiron të krijojë ose përditësojë ueb faqen? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet së pari t’i jepet përgjigje një pyetjeje tjetër: Çfarë duhet të presë një NMVM nga një ueb sajt? Normalisht duhet të ketë dy pritshmëri themelore pas vullnetit për të pasur një ueb sajt:
Elementi i parë është përcaktimi i tregut/klientëve të synuar në mënyrë që ueb faqja të çojë imazhin e brendit të korporatës në një nivel më të lartë. Sot, bota dixhitale u ofron bizneseve që përmes aktiviteteve të tyre të reklamimit dhe promocionit të arrijnë grupe të caktuara mikro të klientëve. Një dizajn i ueb faqes i fokusuar në grupet e klientëve të synuar duhet të përfshijë ato elemente dhe përmbajtje që çojnë perceptimin e këtyre grupeve rreth brendit të kompanisë në një nivel më të lartë. Thjeshtësia e dizajnit është e rëndësishme për të qenë “i qartë”. Por thjeshtësia duhet të mbështetet nga preferencat e ngjyrave dhe elementet vizuale që përdoren për të sinjalizuar prestigjin e biznesit. Dizajni nuk është i vetmi përbërës i prestigjit. Përmbajtja është po aq e rëndësishme sa dizajnimi i një ueb sajti. Ka edhe elementë të tjerë të prestigjit si përditësimi i faqes, informacioni teknik i ofruar dhe certifikatat e cilësisë ose çmimet e fituara. Ato gjithashtu duhet të përfshihen në parametrat kryesorë të dizajnimit. Megjithatë, elementi më prestigjioz dh që vlerësohet më së shumti nga klientët është t’iu ofrohet atyre mundësia të gjejnë atë që kërkojnë në mënyrën sa më të lehtë, të besueshme dhe më të shpejtë të mundshme.
“Triku” se si rriten shitjet e kompanisë përmes ueb faqes së korporatës vjen nga aftësia për ta pasur klientit në qendër gjatë së dizajnimit të uebit. Përgjigja në pyetjen se pse klientët e përdorin internetin në përgjithësi ose pse ata vizitojnë ueb faqen e kompanisë në veçanti, do të tregojë rrugën e duhur. Qëllimi i parë është tërheqja e klientëve potencialë që shfletojnë në internet. Më pas në hapin e dytë qëllimi kryesor është transformimi i vizitorit të ueb faqes në klient të kompanisë. Më poshtë paraqiten disa sugjerime konkrete për këtë temë:
Tani është koha për të dhënë disa sugjerime të përgjithshme për NMVM-të për se si ueb faqet mund ta mbështetin brendin dhe rritjen e shitjeve:
Ka edhe shumë detaje tjera teknike dhe më të thelluara mbi këtë temë, mirëpo është më se e mjaftueshme që shumica e NMVM-ve të menaxhojnë ueb faqet e tyre në bazë të informatave të mësipërme. Andaj, shumica dërrmuese e pronarëve të bizneseve do të mund të ecin përpara me ueb faqet e tyre të kompanive duke u bazuar në këtë këndvështrim. Ueb sajti është kati i bodrumit në bllokun e apartamenteve të botës dixhitale i cili sjellë përfitime të konsiderueshme për kompaninë. Mirëpo ka më shumë kate tjera për të eksploruar.