Rreziqet sektoriale si dhe ato të kompanive priren të jenë stabile përderisa ekonomia botërore dhe vendore janë stabile. Mirëpo, kur ky ekuilibër prishe, atëherë ka tendencë që rreziqet qe e rrethojnë kompaninë të rriten. Andaj, rreziqet që i kanosin kompanitë sot si rezultat i ngjarjeve të fundit botërore, janë alarm për pronarët ose menaxherët e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) që t’i shqyrtojnë këto rreziqe. Normalisht, rreziqet që e rrethojnë kompaninë, dikur (në afat të shkurtër ose afatgjatë) shndërrohen në rreziqe financiare dhe zakonisht ky kapërcim në NMVM kalon përmes strategjive dhe strukturës së menaxhimit të kompanisë. Një qasje analitike si ajo “shkak-pasojë” mund të jetë e dobishme për ekzaminimin e rreziqeve përmes kuptimit të lidhjes në mes të strategjive dhe strukturës së menaxhimit që kompania ka dhe rreziqeve që e rrethojnë atë. Metodologjia induktive mund të jetë një zgjidhje praktike dhe analitike që nënkupton shqyrtimin e riskut duke u nisur nga komponentë e nivelit mikro deri te problemi kryesor. në Sipas kësaj metodologjie, rreziqet në një NMVM shqyrtohen fillimisht në nivel mikro përpara se të kombinohen dhe të analizohen në nivel të përgjithshëm të riskut të kompanisë. Tregu, klientët dhe infrastruktura e pronarit/menaxherit vlerësohen kryesisht sipas kësaj qasjeje të vlerësimit të riskut. Tabela e Vlerësimit të Riskut të NMVM-ve e bazuar në metodologjinë induktive është e paraqitur në fund të këtij artikulli. Tabela është hartuar në një metodologji të përbërë nga komponentët e riskut të kompanisë. Këto komponentë janë:
Faktorët e mësipërm të riskut vlejnë veçanërisht për NMVM-të dhe janë marr në konsideratë duke u bazuar në kontekstin e këtyre bizneseve. Sistemi i vlerësimit në tabelën e mëposhtme sugjeron mbledhjen e pikëve të faktorëve individual për të përcaktuar pikët totale të riskut të kompanisë. Mirëpo përkundër kësaj, ekziston një efekt shumëzues ndërthurur për rritjen e nivelit të riskut të përgjithshëm, si p.sh kur dy faktorë risku të nivelit të mesëm kombinohen për një kompani, ka të ngjarë të prodhojnë një risk të nivelit të lartë për kompaninë. Tabela e mëposhtme shërben si një udhëzues për pronarët/menaxherët e NMVM-ve me qëllim të vlerësimit të riskut për kompanitë e tyre. Më pas, kërkohet të propozohet një udhërrëfyesi se si të ulen këto rreziqe në periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.
PS: Mos e kaloni tabelën e mëposhtme