Komponentët e riskut të kompanisë: a mund të vlerësohet ky risk?

Rreziqet sektoriale si dhe ato të kompanive priren të jenë stabile përderisa ekonomia botërore dhe vendore janë stabile. Mirëpo, kur ky ekuilibër prishe, atëherë ka tendencë që rreziqet qe e rrethojnë kompaninë  të rriten. Andaj, rreziqet që i kanosin kompanitë sot si rezultat i ngjarjeve të fundit botërore, janë alarm për pronarët ose menaxherët e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) që t’i shqyrtojnë këto rreziqe. Normalisht, rreziqet që e rrethojnë kompaninë, dikur (në afat të shkurtër ose afatgjatë) shndërrohen në rreziqe financiare dhe zakonisht ky kapërcim në NMVM kalon përmes strategjive dhe strukturës së menaxhimit të kompanisë. Një qasje analitike si ajo “shkak-pasojë” mund të jetë e dobishme për ekzaminimin e rreziqeve përmes kuptimit të lidhjes në mes të strategjive dhe strukturës së menaxhimit që kompania ka dhe rreziqeve që e rrethojnë atë. Metodologjia induktive mund të jetë një zgjidhje praktike dhe analitike që nënkupton shqyrtimin e riskut duke u nisur nga komponentë e nivelit mikro deri te problemi kryesor. në Sipas kësaj metodologjie, rreziqet në një NMVM shqyrtohen fillimisht në nivel mikro përpara se të kombinohen dhe të analizohen në nivel të përgjithshëm të riskut të kompanisë. Tregu, klientët dhe infrastruktura e pronarit/menaxherit vlerësohen kryesisht sipas kësaj qasjeje të vlerësimit të riskut. Tabela e Vlerësimit të Riskut të NMVM-ve e bazuar në metodologjinë induktive është e paraqitur në fund të këtij artikulli. Tabela është hartuar në një metodologji të përbërë nga komponentët e riskut të kompanisë. Këto komponentë janë:

  • Sektori
    • Hapja ndaj zhvillimeve?: Gjendja e përgjithshme e sektorit në të cilin kompania drejton, ndikon në performancën afatgjatë të kompanive në të.
  • Tregu
    • Diversifikimi i tregut: Diversifikimi i tregut është një element i rëndësishëm për të pasur një bazë të shëndoshë të menaxhimit të riskut të kompansë.
    • Madhësia e tregut: Madhësia dhe niveli i konkurrencës së tregut shndërrohen në rreziqe për kompaninë në mënyrë interaktive.
  • Klientët
    • Numri: Rreziqet e bazuara në klientë janë komponentët kryesore të rreziqeve të kompanisë. Në këtë drejtim rritja e numrit të konsumatorëve hap rrugën për uljen e rreziqeve.
    • Diversifikimi: Numri i klientëve nuk është faktori i vetëm për zbutjen e rrezikut, por edhe madhësia e klientëve dhe diversifikimi i sektorit.
    • Kush e ka fuqinë? Përderisa puna me klientë të fortë është, në përgjithësi, një mjet për të ulur rreziqet e kompanisë, ajo rezulton në energji që transmetohet te klienti. Është e rëndësishme të arrihet një nivel optimizimi në balancën e fuqisë klient-kompani.
  • Kanalet e shpërndarjes
    • Aftësia dhe kapaciteti i shfrytëzuar: Diversiteti i kanaleve të shpërndarjes dhe veçanërisht përdorimi i kanaleve dixhitale janë ndër faktorët më të rëndësishëm për të minimizuar riskun. Përdorimi efektiv i kanaleve të shpërndarjes është gjithashtu një faktor tjetër i rëndësishëm.
  • Produkti/shërbimi
    • Diversifikimi: Diversifikimi i produktit/shërbimit që gjeneron shitje është fuqia e çdo biznesi. Baza e produkteve/shërbimeve të shpërndara brenda qarkullimit dhe fitimit ul rreziqet e biznesit.
    • Konkurrenca e produkteve/shërbimeve: Posedimi i produkteve/shërbimeve që forcojnë pozicionin e kompanisë në konkurrencë është një tjetër faktor për uljen e rreziqeve. Zotërimi i produkteve/shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar ose të rralla i diferencon kompanitë nga konkurrenca.
  • Konkurrenca
    • Konkurrentët e fortë: Sa të mëdhenj apo të vegjël janë konkurrentët ose dominimi i tyre në treg është një tjetër faktor rreziku për kompanitë.
  • Burimet njerëzore
    • Menaxherët: Pronari ose menaxherët e kompanisë gjithashtu luajnë rol në ngritjen ose uljen e riskut.
    • Stafi: Numri ose kualifikimi i stafit është një faktor i rëndësishëm veçanërisht gjatë periudhave të rritjes për NMVM-të.

Faktorët e mësipërm të riskut vlejnë  veçanërisht për NMVM-të dhe janë marr në konsideratë duke u bazuar në kontekstin e këtyre bizneseve. Sistemi i vlerësimit në tabelën e mëposhtme sugjeron mbledhjen e pikëve të faktorëve individual për të përcaktuar pikët totale të riskut të kompanisë. Mirëpo përkundër kësaj, ekziston një efekt shumëzues ndërthurur për rritjen e nivelit të riskut të përgjithshëm, si p.sh kur dy faktorë risku të nivelit të mesëm kombinohen për një kompani, ka të ngjarë të prodhojnë një risk të nivelit të lartë për kompaninë. Tabela e mëposhtme shërben si një udhëzues për pronarët/menaxherët e NMVM-ve me qëllim të vlerësimit të riskut për kompanitë e tyre. Më pas, kërkohet të propozohet një udhërrëfyesi se si të ulen këto rreziqe në periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.

PS: Mos e kaloni tabelën e mëposhtme

article image