Administrata Tatimore e Kosovës njofton se afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat Personale për periudhën tatimore 2021 shtyhet deri më 31 maj 2022.
ATK bën me dije se deklarimet dhe pagesat e tatimit mbi të ardhurat personale të bëra deri në afatin e zgjatur të lartpërmendur, përkatësisht 31 maj 2022, nuk i nënshtrohen gjobave.
Shënim: Përveç tatimit mbi të Ardhurat Personale, afati i deklarimit dhe pagesës për llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve mbetet i njejtë ashtu siç përcaktohet me ligjin në fuqi.