Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar Prishtina 2022

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se nga data 05.05.2022 deri më 08.05.2022 do të organizohet “Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar PRISHTINA 2022”.

Qëllimi i këtij panairi është të mbështesë sektorin ekonomik duke ofruar mundësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve vendore e cila në anën tjetër do të nxiste eksportin. Ky manifestim tradicional do të mbahet në Qendrën e Panaireve, në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Gjatë këtij aktiviteti treditor do të marrin pjesë ekspozues vendas, rajonalë dhe ndërkombëtarë. Prandaj, pjesëmarrja në një ngjarje të tillë do t’u mundësonte firmave të takohen dhe të rrjetëzohen me profesionistë nga fusha të ndryshme dhe të shërbente si një mundësi për rritjen e biznesit.

article image