Planet e zgjuara hapin rrugën drejt ndërtimit të një kompanie të zgjuar

Të dhënat e deritanishme tregojnë se ka arsye të forta të besojmë që bota do të kalojë një periudhë të paqëndrueshme për ca kohë në të ardhmen e afërt. Nëse ju kthehemi viteve të shkollës, atë botë paqëndrueshmërinë e përkufizonim si lëvizje më të shpejtë të atomeve si rezultatet i nivelit të mbingarkuar të energjisë. Me gojën plot mund të them se që nga fillimi i shekullit të 20-të, në rendin ekonomik dhe politik të botës ka pasur një akumulim të energjisë në një nivel të rritur. Përderisa presioni botëror ishte liruar, deri në një farë mase, gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, akumulimi i energjisë është përshpejtuar që nga fillimi i shekullit të 21-të. Bota ka hyrë në një periudhë pasigurie që nga viti 2008 nga betejat me çështjet ekonomike, sociale dhe shëndetësore. Si do që të jetë, qëllimi ynë nuk është të bëjmë analiza politike mbi historinë e botës, por t’i qasemi nga një këndvështrim tjetër për të kuptuar çështjet aktuale që prekin Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) në vitet e fundit.

Atmosfera e pasigurisë që mbizotëron në botë, shtete apo në shoqëri të caktuara, natyrshëm i afekton edhe bizneset. Në kushte të pasigurisë gjatë periudhave të ndryshimit, ekzistojnë dy modele kryesore për sa i përket qasjes së planifikimit që bizneset mund të ndërmarrin. Qasja e parë është se nuk është e mundur të planifikohet pasi ka pasiguri. Është më mirë të prisni që gjërat të ndodhin përpara se të merrni ndonjë vendim apo lëvizje. Qasje e dytë është se duke qenë se jemi në një mjedis pasigurie, rezultati i mospasjes së një plani do të ishte katastrofal për biznesin. Ndryshimet në rendin global ose kombëtar sigurisht që prodhojnë pasiguri. Andaj objektiv dhe prioritet i çdo biznesi duhet të jetë zvogëlimi i efekteve negative dhe shfrytëzimi sa më efektiv i mundësitë që i sjell ndryshimi. Në këtë kontekst, kompania duhet të ketë plane të zgjuara për të realizuar këtë objektiv. Përndryshe, biznesi është i predestinuar të humb dhe ka rreziqe të mëdha kur kompania mbetet në fatin e ndryshimeve pa ndonjë plan. Bizneset, veçanërisht NMVM-të, nuk mund të mbijetojnë pa planifikim për shkak të shumë limitimeve tashmë të njohura që ato kanë në treg. Kjo është arsyeja pse është jetike për NMVM-të që të kenë “plane të zgjuara” të përgatitura me kohë dhe të përditësuara në mënyrë dinamike për t’u përballuar me periudhat e pasigurisë.

Atëherë, çfarë është “plani i zgjuar”? Bukfalisht, definicioni i këtij termi është i thjeshtë! Plani i zgjuar zakonisht konsiderohet të jetë një plan i menduar mirë, i gdhendur me mjeshtëri dhe i ndërtuar në mënyrë zgjuar duke marr parasysh faktorët e brendshëm dhe mjedisin e jashtëm i cili vazhdimisht ndryshon (kushtet dhe rrethanat mjedisore në ditët e sotme po pësojnë ndryshime të thella dhe të shpejta). Që plani të jetë në të njëjtën kohë i zgjuar dhe praktik, duhet plotësuar dy parakushte. E para, që biznesi të ecë përpara kërkohet që ky plan të përfshijë çdo komponentë të biznesit. E dyta, kërkohet që këta komponentë të trajtohen në mënyrë koherente me qëllim që plani të funksionoj. Prandaj, “plani i zgjuar” për NMVM-të duhet të përshkruajë se si biznesi do të ecë përpara si tërësi dhe në mënyrë koherente duke konsideruar të gjithë faktorët përbërës të tij (d.m.th. produktet/shërbimet, struktura e menaxhimit, klientët , tregjet, depo/stoqet, makineritë dhe pajisjet, financat, etj.)

Secili hap i dhënë më sipër ka një funksion të caktuar në procesin e rritjes dhe qëndrueshmërinë afatgjatë.


Me pak fjalë, qasja gjithëpërfshirëse është ajo që mban së bashku të gjithë elementët e planit dhe që mundëson që ky i fundit të jetë sa më koherent dhe “i zgjuar”. Me sa po e shohim, bota po shkon drejt një rendi të ri. Gjersa bota po lëviz në drejtimin e ndryshimit, mundësia që NMVM-të të shndërrohen në ndërmarrje të mëdha dhe të rëndësishme në rendin e ri është më shumë se kurë e mundshme (sigurisht që ekzistojnë edhe plot rreziqe në këtë proces). Është koha që NMVM-të të marrin përsipër të bëjnë diçka dhe t’i zhvillojnë “plane e tyre të zgjuara” në vend që të presin që vorbulla e ndryshimit t’i marr me vete. Më poshtë paraqitet diagrami i cili e ilustron rrjedhën procesit planifikimi se si të bëheni “të zgjuar”:

Diagrami i rrjedhjes së Planit të Zgjuar


E fundit por jo më pak e rëndësishme, janë nënplanet të cilat janë të detyrueshme për një “plan të zgjuar”. Në rast të mungesës së nënplaneve atëherë do të ketë probleme për të pasur një plan gjithëpërfshirës dhe koherent. Ndryshimet po vijnë andaj është koha për t’u blinduar duke filluar të ndërtoni “planin e zgjuar të kompanisë” përpara se të futeni më thellë në pasiguritë e këtyre ndryshimeve.

article image