Janë bërë më shumë se 2 vjet që kur bota dhe Kosova po luftojnë me efektet negative të pandemisë Covid-19 në shëndetësi dhe ekonomi. Por, ekziston një thënie e lashtë që thotë se “kur ka një vështirësi ka një mundësi”. Gjithçka që na duhet është t’i shohim gjërat nga një kënd tjetër. Periudha e pandemisë ka qenë burim i shumë efekteve negative në fusha të ndryshme të jetës së biznesit në mbarë botën. Por një nga efektet kryesore duket të jetë ai se kuptimi dhe pozicioni i Kinës në ekonominë botërore po ndryshon. Si do të ndikojë ky fenomen tek ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë e cila ndodhet afër njërit prej tregjeve më të mëdha në botë, përkatësisht Evropës? Përgjigja për këtë pyetje është pozitive dhe le të shpjegojmë pse kjo përgjigje është e tillë si dhe rrugën që NMVM-të duhet ta ndjekin për të shfrytëzuar këtë ndryshim.
Fillimisht, le ta shpjegojmë se çfarë ka ndodhur me ekonominë botërore që nga fillimi i pandemisë. Menjëherë pas fillimit të pandemisë, prodhimi dhe furnizimi i shumë produkteve dhe materialeve u ndërpre për shkak të mbylljes së Kinës. Kjo rezultojë në uljen e kërkesës në të gjithë botën. Më vonë kur kompanitë prodhuese vendosën të vazhdojnë prodhimin e tyre, për shumë kohë ato nuk mundën të gjenin lëndë të parë dhe gjysmë produkte që prodhohej në Kinë. Të gjithë ishim dëshmitarë se në mbarë botën eksporti i disa produkteve dhe materialeve gjatë kohës së pandemisë u ndalua, gjë e cila nuk supozohej të ndodhte në botën e tregut të lirë. Kjo erdhi si rezultat i qasjes së 30 vjeqarit të fundit të ekonomive të zhvilluara e cila kishte për qëllim mbajtjen e prodhimit dhe shërbimit të bazuar në teknologji dhe vlerë e shtuar në vendet e tyre ndërsa pjesën tjetër ta zhvendoste në qendrat e prodhimit me kosto të ulët (kryesisht në Kinë). Andaj sot, vendet dhe rajonet e bashkuara si Evropa, kanë filluar t’i rishqyrtojnë strategjitë e tyre të 30 viteve të fundit, për shkak të vështirësive të mëdha që hasën në sigurimin e produkteve bujqësore, disa produkteve të thjeshta të përditshëm dhe mallrave të ndërmjetme të nevojshme për prodhim.
Ndryshimet e preferencave që kanë ndodhur së fundmi në ekonominë botërore janë mundësi të mira për NMVM-të e Kosovës. Përgjithësisht, ekziston një ndërgjegjësim në rritje për thyerjen e statusit të furnizuesit global të Kinës në ekonominë botërore, gjë e cila paraqet një shans të mirë për zhvillimin e MSME-ve tona si në tregjet vendore ashtu edhe në ato të huaja. Ekziston një strategji trekëmbëshe e shfaqur pas pandemisë:
Tani është koha që NMVM-të në Kosovë të rrisin vetëdijen për tu bërë një qendër furnizimi për Evropën dhe pjesën tjetër të botës. Pengesa kryesore në këtë fenomen është mungesa e kapaciteteve prodhuese në vendin tonë. Andaj, duhet të ketë më shumë NMVM prodhuese në Kosovë ndërsa NMVM-të ekzistuese duhet ta rrisin kapacitetin e tyre prodhues. Shembulli i Holandës nuk duhet anashkaluar asnjëherë. Edhe pse Holanda nuk ka fuqi prodhimi shumë të madhe, ajo merr pjesë në tregtinë botërore shumë më tepër se potenciali i saj prodhues. Kjo vije si rezultat i fuqisë së ri eksportit. Në Kosovë, NMVM-të janë shumë të afta në import dhe kjo aftësi mund të jetë një aset në strategjinë e re të ekonomisë botërore për t’u bërë një furnizues global duke rieksportuar.
Ekzistojnë disa arsye prapa rritjes së kompanive kineze, të cilat mund të përsëriten nga NMVM-të në Kosovë:
Nëse krahasojmë karakteristikat NMVM-ve tona me kompanitë kineze, ekzistojnë disa ngjashmëri. Kosova është një vend me kosto të ulët në krahasim me tregun Evropian dhe NMVM-të tona janë të talentuara në kopjim, i cili mund të përdoret si aset për vitet e ardhshme.
Periudha e re pas pandemisë po quhet “normaliteti i ri” dhe po hap disa dyer mundësish për NMVM-të e Kosovës. Në Evropë, Afrikë Veriore dhe në rajone të tjera ka një rritje të kërkesës për furnizim afatshkurtër dhe në sasi të vogla. Kosova dhe NMVM-të e saj kanë shansin të jenë qendra globale e furnizuesve për tregjet e afërta rajonale. Më poshtë janë disa hapa që NMVM-ve tona duhen t’i ndërmarrin për të arritur këtë potencial:
Ky artikull nuk ka për qëllim analizimin e trendëve makroekonomike të ekonominë botërore. Mirëpo, ky artikull është shkruar me qëllim të stimulimit të bizneseve të vogla për tu përfshirë sa më shumë në “normalitetin e ri” si në tregjet vendore ashtu edhe të jashtme. Për të arritur këtë qëllim, duhet të filloni të bëni një listë të detyrave. Kjo listë duhet të pasqyrojë mjedisin autentik të kompanisë suaj, mirëpo për strategjitë afatgjata duhet të shkoni përtej këtij mjedisi. Më pastaj vijon faza e zbatimit të planit e cila i jep frytet edhe për kompaninë tuaj por edhe për Kosovën. Përderisa numri i “kompanive të reja kineze” do të rritet në Kosovë, ekonomia e vendit do të lulëzojë dhe NMVM-të do të jenë në gjendje të punësojnë staf të rinj më të talentuar pasi që nuk do të ketë nevojë që ata të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit.