Marketingu, promocioni dhe brendimi për NMVM-të në shekullin e 21-të

Bota po përballet çdo ditë me problemet dhe zhvillimet e krijuara nga ekonomia e tregut të lirë. Përderisa këto probleme na e vështirësojnë jetën në përgjithësi, për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), paraqiten disa mundësi. Për ta kuptuar se çfarë po ndodh, na duhet ta shikojmë gjendjen në të gjithë sektorin, teknologjinë, etj. nga një kënd tjetër. Një gjë është e sigurt: krijimi i kërkesës për produktet dhe shërbimet që ofrojmë në krah të tregut të lirë është e patjetërsueshme. Atëherë pyetja e radhës që shtrohet është se si mund të krijohet kërkesa? Le ta analizojmë këtë pyetje përmes tabelës së dhënë më poshtë sipas këndvështrimit tradicional dhe atij të shekullit të 21-të.

Siç shihet qartë në tabelën e dhënë më sipër, për çdo metodë tradicionale të marketingut dhe promocionit, një kundër mundësi e re, nëse jo më shumë, ka ardhur si rezultat i dixhitalizimit. Thuhet se “liberalizimi” është një nga sloganet themelore të dixhitalizimit. Jemi në fillimin e një ndryshimi nga situata ku të fortët bëhen më të fortë drejt në situate të re ofrohen mundësi të barabarta edhe për më pak të fuqishmit. Atëherë çfarë nënkupton kjo për funksionin e marketingut dhe shitjes së NMVM-ve? NMVM-të të cilat dikur kanë qenë të cenueshme për shkak të bazës së vogël kapitalit, fuqisë së brendit, rrjetit të kufizuar fizik të shitjeve dhe shpërndarjes, tani janë në gjendje të konkurrojnë me firmat e mëdha dhe të jenë të barabartë në treg. Ja një shembull solid i liberalizimit në botën dixhitale: Përmes rrjeteve sociale, një fermer që prodhon arra mund t’i shesë produktet e tij/saj me brendin e tij/saj me një çmim më të lartë madje edhe sasi më të mëdha në vend se t’i shesë përmes zinxhirëve të super marketeve. Nëse ky shembull zgjerohet te NMVM-të të cilat zakonisht kanë më shumë kapital, burime njerëzore, diversitet produktesh/shërbimesh dhe rrjet shitjesh, atëherë mundësitë për rritje janë akoma më të mëdha. Hapi i parë në këtë drejtim është arritja e ndërgjegjësimit për këtë mundësi që u bë e disponueshme nga epoka dixhitale.

Nëse tregohemi preciz në mundësitë e paraqitura nga bota dixhitale për MSME-të, atëherë mund të kalojmë në atë dritare dhe të nxjerrim disa sugjerime:

  1. Ueb faqja e kompanisë nuk është aty sa për të thënë “e kemi”, por për të zhvilluar brendin e kompanisë dhe për të arritur më shumë shitje.
  2. Nëse çdo pronar dhe menaxher i kompanisë ka llogari personale në rrjete sociale dhe i përdor ato në mënyrë aktive duke i vizituar dhjetëra herë çdo ditë, atëherë është e nevojshme të bëhet e njëjta gjë edhe për hir të kompanisë.
  3. Kontraktoni një kompani të jashtme për shërbime profesionale të marketingt dixhital. Por ju duhet se pari të përcaktoni vetë nevojat dhe qëllimet e shërbimeve dhe çfarë lloj mbështetjeje nevojitet në këtë drejtim para se të lidhni kontratë. Ju duhet të merrni përfitime reale nga shërbimet dhe kjo duhet mbajtur parasysh gjatë zgjedhjes së kompanisë së shërbimit.
  4. Një problem i përgjithshëm që lidhet me kanalet dixhitale por që i prek në mënyrë specifike NMVM-të është përditësimi i kanaleve dixhitale. Uebfaqja, llogaritë e rrjeteve sociale, platformat videot, etj. të kompanisë duhet të përcillen dhe të mos vonohen përditësimet e rregullta. Nuk është një gjë e mirë të thuash “ne bëmë një faqe interneti të shkëlqyer 5 vjet më parë”, por nuk funksionon më.

Bota dixhitale është “tapeti i mundjes” më i favorshëm për NMVM-të që të jenë sa më konkurrues me kompanitë e mëdha. Kjo është arsyeja pse NMVM-të duhet t’i çojnë konkurrentët drejt këtij “tapeti të mundjes” sepse është fusha e tyre dhe mund të tregohen më të suksesshëm nëse i menaxhojnë në mënyrë efektive kanalet dixhitale të marketingut.

article image