Oda Ekonomike e Kosovës organizon trajnime në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se tashmë është licensuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për organizimin e trajnimeve në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Këto trajnime përbëhën nga gjithsejt tri module që njëherit paraqesin tri nivele të kompetencës në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Trajnimet kanë për qëllim ofrimin e njohurive mbi fushën e sigurisë në punë, mbi rreziqet dhe menaxhimin e tyre në vendin e punës Më poshtë gjeni llojet e trajnimeve si dhe vegëzen për aplikim:

Trajnimi I: “Specialist themelorë i sigurisë dhe shëndetit në punë” (apliko këtu)
Trajnimi përmban 60 orë (40 orë teori + 20 orë praktikë) dhe kushton 150 € (10% zbritje për anëtarët e OEK-ut).

Trajnimi II: “Specialist i avancuar i sigurisë dhe shëndetit në punë” (apliko këtu)
Trajnimi përmban 20 orë (10 orë teori + 10 orë praktikë) dhe kushton 50 € (10% zbritje për anëtarët e OEK-ut). Për ta ndjekur këtë nivel patjetër kërkohet përfundimi me sukses i nivelit paraprak “Specialist themelorë i sigurisë dhe shëndetit në punë”.

Trajnimi III: “Ekspert i sigurisë dhe shëndetit në punë” (apliko këtu)
Trajnimi përmban 150 orë (120 orë teori + 30 orë praktikë) dhe kushton 450 € (10% zbritje për anëtarët e OEK-ut).

Trajnimet rreth shëndetit dhe sigurisë në punë janë shumë të rëndësishme dhe sjellin mjaftë përfitime për kompanitë.  Ndër të tjera, këto trajnime ndihmojnë në krijimin e një mjedisi pune më të sigurt, më produktiv, dhe në agjatgjatë i ulin shpenzimet e kompanisë. Sa i përket kosotove, trajnimet e shëndetit dhe sigurisë në punë janë instrumente efektive me qëllim të uljes së aksidenteve dhe zvogëlimit të shpenzimeve në konteste ligjore apo rimbursime.

article image