Organizohet për herë të parë në Gjilan panairi “E JONA” i cili promovon prodhuesit shqiptarë

Në datat 27-29 Korrik, në disa hapësira të qytetit të Gjilanit do të organizohet për herë të parë në vitin 2022 Panairi “E JONA”. Ky panair do të mbledhë në Gjilan prodhuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Diaspora për t’i ekspozuar produktet e veta.

Ndër të tjera, panairi “E JONA” do të shërbejë si vendtakim ku prodhuesit shqiptarë do të njoftohen rreth veprimtarisë së njëri tjetrit dhe të ndërtojnë relacione bashkëpunimi me qëllim të rritjes së shkëmbimit dhe shpërndarjes së produkteve të veta në mbarë tregun shqiptar i cili përfshinë rreth 7 milion banorë.  E veçanta e këtij organizimi është pjesëmarrja e bizneseve të diasporës shqiptare, qoftë në cilësinë e ekspozuesve apo vizitorëve, të cilat janë shumë të interesuara për t’i eksportuar prodhimet shqiptare në shtetet e jashtme ku ata veprojnë.

Ky panair do të përfshijë paralelisht tri aktivitete të ndryshme por të ndërlidhura me njëra tjetrën:

  1. Panairi me karakter biznesor & B2B
  2. Panairi me karakter shitës & B2C
  3. Festë me koncert

Ndërsa, profili i ekspozueseve në panairin biznesor do të jetë nga këta sektore:

  • Agrobiznes, ushqim dhe pije
  • Ndërtim, arkitekturë dhe paluajtshmëri
  • Teknologji informative (IT)
  • Turizëm dhe kulturë
  • Edukim
  • Institucione

Informata më të detajuara rreth Panairit “E JONA” si dhe rreth regjistrimit mund të gjinden në https://ceokos.com/e-jona/?lang=sq.

Krejt në fund, po e theksojmë që pjesëmarrja në evente të tilla është fundementale edhe për NMVM-të. Ekspozimi i produkteve në panaire është shumë e rekomandueshme për bizneset e vogla dhe ofron benefite të shumta si ndërtimi i marrëdhënieve përmes interaksioneve të drejtpërdrejta, forcimi i brendit, gjenerimi i shitjeve, analizimi i konkurrencës, dhe targetimi i klientelës së tyre. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, pjesëmarrja në panaire dhe ekspozimi i saj në rrjete sociale ndikon pozitivisht në perceptimin e NMVM-ve në publik dhe e rrit impaktin online.

article image